Eksportet bujqësore nga qarku i Vlorës, krahas peshkimit kryesojnë edhe me kulturën e shalqirit dhe bimëve mjekësore aromatike këtë sezon vere.

Drejtoria Rajonale e Eksporteve Vlorë, bën të ditur se, gjatë muajit korrik 2020, nga qarku i Vlorës janë eksportuar në total rreth 207.6 tonë produkte bujqësore në tregjet rajonale dhe vendet e BE-së.

Sipas statistikave, për këtë periudhë kryesojnë eksportet e shalqirit me rreth 196 tonë, 26 tonë më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë për këtë kulturë. Ndërsa eksportet e bimëve mjekësore kapin shifrën e mbi 11 tonëve në muajin korrik të këtij viti.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, Vlora kryeson me eksportet drejt vende të BE-së për produktet e detit, të agrumeve dhe vajit të ullirit, ndërsa vijon traditën e prodhimeve me trend drejt rritjes progresive, për produktet bujqësore veçanërisht në sera (që aktualisht ka mbaruar sezoni) por dhe për ato blegtorale dhe të përpunuara.

Sipas statistikave në qarkun e Vlorës prodhohen rreth 14.881 tonë ullinj, mbi 27 mijë tonë agrume ndërsa blegtoria zë rreth 17.7% të prodhimit të përgjithshëm blegtoral.