Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh në rrjetin social Facebook ku ndan emocionet e pushimeve. Ai thotë se po përjeton një lumturi të madhe nga udhëtimet e tij. Postimin Meta zgjedh ta shoqërojë edhe me një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur.
“Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme. ??”, shkruan Meta teksa zgjedh të vendosë edhe një hudhër të kuadrin e fotografisë.