Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka reaguar pas lajmit se doktori i njohur i Sanatoriumit, Alban Hatibi është shëruar nga koronavirusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e quan lajm të mirë, thotë se këto janë ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.
Reagimi i ministres Ogerta Manastirliu:


Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19?