Policia e Shtetit ka shpërndarë një thirrje për të gjithë turistët në një kohë kur vendi ynë është “pushtuar” nga motit i keq dhe me shi. Për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, Policia ka kërkuar që të mos dalin në det me mjetet e tyre lundruese deri në qetësimin e motit.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmin) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës,“- thuhet në apelin e Policisë.

Shqipëria është zgjuar sot në pushtetin e shiut. Reshjet e shiut me dendësi të larta kanë ‘prishur punë’ në qytetet turistike, duke bërë që turistët të izolohen ose të largohen fare drejt banesave të tyre.