Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendjen kantierin e ndërtimeve ne shëndetësi ku po vijon ndërtimi i godinave të reja spitalore me kushte e standarde bashkëkohore. ‘Mirëmëngjes dhe me kantieret e shëndetësisë, nga Kukësi në Tiranë, e nga Lezha në Berat, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.

Janë disa kantieret në shëndetësi duke nisur nga Pediatria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, për të vijuar me Pediatrinë e Spitalit të Durrësit. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka nisur rijetësimin e një rrjeti maternitetesh të reja në spitalet rajonale, si pjesë e korpusit spitalor, investime që nuk kryheshin prej dekadash në shërbimin shëndetësor. Të tilla janë Materniteti i ri i Kukësit, Materniteti i ri i Lezhës dhe Materniteti i ri i Beratit. Një tjetër investim madhor është edhe ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.