Koronavirusi jo vetëm që mbushi plot kujdesin intensiv, por ka shkaktuar edhe shumë “probleme” për virologët që janë në pole të ndryshme sa i përket ideve personale dhe ndonjëherë bëjnë deklarata tronditëse. Ka nga ata që insistojnë për praninë e virusit Sars-Cov2 dhe të tjerë që thonë të kundërtën: “Nuk ka virus dhe pikë.” Ilaria Capua, drejtoresha e një Qendre Shëndetësore në Universitetin e Floridës, ndërhyri në këtë debat idesh dhe pikëpamjesh.
Virologia deklaroi, për Corriere della Sera, se: “Virusi qarkullon dhe si çdo virus vetërespektues, ai manifestohet ndryshe, varet nga ai që e merr. Ndonjëherë maskohet si asgjë, si ai që ishte në Itali në muajt dhjetor, janar dhe një pjesë të shkurtit. Është aty, por nuk mund ta shihni, por ai po ju vjen vërdallë, çdo herë që takoni grupe njerëzish që janë viktimat potenciale të kthetrave të tij të mprehta.” Capua e përcakton lojën e minimizimit të virusit si të rrezikshme: “Çfarëdo që thonë mohuesit, Covid-19 ka larguar nga kjo botë mijëra italianë, madje më shumë.” Sa i përket perspektivës së një vale të dytë, virologia tregoi çfarë mund të bëhej duke sugjeruar një strategji parandaluese, duke ndjekur tri rregulla bazike: distanca, higjienën e duarve dhe maska.Tani ne e dimë që ka tri gjëra të lehta për t’u bërë: Rrini sa më larg nga të tjerët, mbajini duart të pastra dhe përdorni maska. Qëllimi i këtyre masave paraprake është ta bëjnë ngjitjen gjithnjë e më të vështirë sepse sa më i madh të jetë infeksioni, aq më i madh është rreziku që një numër i madh njerëzish të përfundojnë në spital, duke mbingarkuar kujdesin intensiv dhe nisjen e një vale të dytë.”, shpjegon ekspertja.