Ministria e Shëndetësisë ka vijuar sot thirrjet e forta për qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid. Në raportin ditor, autoritetet thanë se janë kryer 785 testime në total ndërsa është thyer një rekord. Bëhet fjalë për të shëruarit. 148 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë janë shënuar 152 infektime të reja. Sa i përket viktimave, MSH raporton se si pasojë e infektimit me koronavirus kanë ndërruar jetë 5 qytetarë.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të jemi të kujdesshëm. Jeta është shumë e shtrenjtë për ta humbur, duke neglizhuar disa veprime të thjeshta, por që vlejnë shumë:Ruani distancën;Ruani higjienën personale dhe kolektive;Vendosni maskën;Evitoni grumbullimet;Eleminoni eventet.Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, IZOLOHUNI dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.