Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoje Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti. Mediat kane mësuar nga burime brenda BDI-së emrat e drejtuesëve të dy diskastereve të rëndësishme, atë të zëvendës kryeministrit të Parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme. Postin e zëvendës kryeministrit të parë do ta mbajë Artan Grubi, ndërsa Bujar Osmani pritet të drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Tashmë është zyrtare se BDI-ja e drejtuar nga Ali Ahmeti do të udhëheqë këto dikastere:
Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik, Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Ministrinë i Ekonomisë, Ministrinë e Ambientit Jetësor. Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje.