Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka miratuar 5191 paga luf te për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor nga pandemia.

“+5,191 Paga Luft e për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!”, njofton kryeministri.

Kryeministri Rama ne Facebook:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

?? SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor?

QEVERIA SHQIPTARE miraton:
✅ +5,191 Paga Luf te për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)?

#ShqipëriaQëDuam ??☀️