Ilir Meta ka organizuar një festë për ditëlindjen e Rexhep Meidanit dhe i ka dhënë edhe një dekoratë. Për ata që s’e mbajnë mend, pasi në fakt presidenca e tij nuk ka ndonjë gjë për t’u mbajtur mend, Rexhep Meidani ka qenë president në periudhën 1997-2002. Ai do të mbahet mend thjesht si një “njeri i urtë”, pa ndonjë ndikim të madh në jetën politike, kur drejtoi Presidencën. Pas përfundimit të mandatit, ai kërkoi t’i jepej një zyrë si ish-president dhe është marrë veçse me OJF (kandidoi edhe dy herë për kryetar të PS, në vitin 2003 dhe në vitin 2005, por nuk fitoi dhe ndaj vendosi të tërhiqej përfundimisht nga politika). Interesant është fakti, se për ta nderuar një ditë më parë, ishin mbledhur ata që nuk e njohën kurrë si president, me Sali Berishën në krye.
Ky i fundit jo vetëm që nuk ia dorëzoi zyrën me ceremoni, siç duhej të ndodhte, por e quante atë si “President i bandave”, duke ju referuar zgjedhjes së tij në zonën e Cërrikut. I vetmi moment “paqeje” mes Berishës kryeopozitar dhe Meidanit president, ishte zgjedhja e Theodhori Sollakur kryeprokuror, pas shkarkimit të “arkimut” Arben Rakipi. Vite më vonë, Rexhep Meidani duket se është bërë i “dashur” për “frontin opozitar” të sotëm, pasi disa herë ka shfaqur pakënaqësi në public për Edi Ramën. Pakënaqësi këto, të ardhura pas shkarkimit të të birit nga doganat. Dhe për opozitën e sotme, kaq mjafton, që për ta të jesh njeri i nderuar. Pavarësisht nëse më parë të kanë anatemuar apo s’të kanë njohur kurrë.