Në bypass-in e Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit, janë realizuar më shumë se 45% e punimeve dhe vijon puna me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë aks të rëndësishëm rrugor, një investim strategjik për Rivierën Shqiptare, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim.
Statusi i plotë: MIRËMËNGJES dhe me pamjet e punës në Bypass-in e Vlorës, një investim strategjik për Rivierën Shqiptare, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim, ju uroj një ditë të mbarë. (Lexo.al)