Kryeministri Edi Rama ka publikuar kete mengjes pamjet nga qyteti i Pukes. Dikur, ne kete qytet thote Rama, kur shkoje “ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin”. Por sot, “është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug”.

Postimi i plotë: MIRËMËNGJES dhe me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur.