Reperi shqiptar, Sparksi, i ka dhënë fund beqarisë. Në festën e tij të ditëlindjes, të organizuar mbrëmë larg syrit të publikut, ai i ka propozuar të dashurës.

Sipas “Prive”, në disa foto që janë publikuar në rrjete sociale, Sparksi shfaqet i ulur në gjunjë përpara vajzës që i ka rrë mbyer zemrën disa vite më parë.

Reperi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe madje edhe për këtë ngjarje ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto deri më tani. Megjithatë, ky rast nuk kishte si t’u shpëtonte fansave të tij.