Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë konferencën për shtyp të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili këtë të enjte tha se partia e tij tërhiqet nga kërkesat për çdo pozitë shtetërore duke thënë se do të kontribuojnë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit pa marrë pjesë në pushtet.
Osmani përmes një postimi në Facebook shkroi se LDK me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja do të kontribuojë për t’i dhënë vendit president që mbron Kushtetutën.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kërkon asnjë pozitë e as pjesëmarrje në pushtet, me qëllim që të evitohen zgjedhjet e reja dhe t’i jepim vendit President të Republikës që mbron kushtetutën dhe vendin.
Ne nuk jemi këtu vetëm për sot. Jemi, mbi të gjitha, këtu për gjeneratat që do të vijnë pas nesh e nuk duhet të na gjykojnë për pushtetin që e morëm, por për shtetin që ua lamë”, ka shkruar ajo.










