Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të vështirë vendimin e qeverisë për hapjen e shkollave në muajin shtator. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe komunikimin e ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu, Rama thekson se kjo është një çështje delikate. Ai shprehet se shumë vende ende nuk kanë marrë një vendim të tillë. SHKOLLAT DO TË HAPEN. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin. Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend.