143 shkolla të reja me standarde europiane, do të jenë të gjitha gati brenda vitit 2021. Shkolla “Dan Bajrami” në Kurbin është një prej shkollave, që po rindërtohen pas dëmtimeve prej tërmetit të 26 nëntorit.
“Shkolla “Dan Bajrami” në Kurbin është një prej plot shkollave, që po rilindin nga gërmadhat e 26 nëntorit të shkuar, me hapësira e kushte krejt të ndryshme nga ç’ishin më parë, për t’u ofruar fëmijëve e mësuesve, as më shumë e as më pak, po gjithçka kanë fëmijët e mësuesit e çdo komune të Europës”, tha sot kryeministri Edi rama duke publikuar foto nga rindërtimi i kësaj shkolle.
“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, theksoi kreu i qeverisë.