Rama në cilësinë e kreut të OSBE: Të rigjallërojmë parimet e Aktit Final të Helsinkit në këto kohë të vështira.Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm.
Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve.
Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.
Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime.
Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir.
Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme.
Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.
Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun.
Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara”, njofton policia.