Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) ka intensifikuar inspektimet në të gjithë vendin, në operatorët e biznesit për zbatimin e protokolleve antiCovid dhe rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorët gjatë sezonit veror.

AKU njofton se, trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 381 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid.
Në çdo monitorim nga Taskforca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë COVID-19. Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mungesë të manualit të vetëkontrollit HACCP.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 29 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.