Në botën e pastrimit të parave, është një skemë që njihet me no fkën “oktapodi”, ku në kokë qëndron oli garku, ndërsa tentakulat janë një seri kompanish fiktive për të humbur gjurmët. Në shkrimin e sotëm, do të pasqyrojmë pikërisht për këtë skemë dhe ku personazhi kryesor është djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Gazeta Shqip denoncoi pak javë më parë ekskluzivisht, sesi Shkëlzen Berisha kishte blerë me kredi një fabrikë me vlerë 1.8 milionë euro në afërsi të fshatit Gërdec, për përpunimin e frutave, kryesisht boronicat. Shkëlzen Berisha ka përdorur kompaninë Logal Shpk, për të blerë këtë godinë prej 1.8 milionë eurosh, me një kredi të marrë nga një bankë e nivelit të dytë. Këtë veprim financiar, Berisha nuk e ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI). Pikërisht këtu nis zanafilla e skemës “oktapod”!Brenda kësaj fabrike të përpunimit të boronicave, është një tjetër kompani, e quajtur Agromel Shpk, e cila ka deklaruar në QKR si degë të selisë, fabrikën e Shkëlzen Berishës. Në librat e blerjes së Agromel Shpk, priten çdo muaj fatura tatimore për kompaninë e Berishës, Logal Shpk. Prej fillimit të aktivitetit, Agromel Shpk ka deklaruar një xhiro totale prej 575.369.114 lekë, ose rreth 5 milionë euro, ku një pjesë të parave kanë shkuar për kompaninë Logal Shpk, të Shkëlzen Berishës.
Përveç pagesave për kompaninë Logal Shpk, kompania Agromel Shpk ka paguar drejtëpërdrejtë edhe Shkëlzen Berishën. Ky i fundit deklaron se në vitin 2016 është paguar si konsulent me vlerë 30 milionë lekësh pikërisht nga Agromel Shpk.
Dhe këtu është skema e parë sesi Berisha humb gjurmët e parave.
Vijojmë më tej!
Agromel Shpk deklaron se ka për ortak Agromark Shpk. Këtu nis këmba tjetër e oktapodit. Edhe Agromark Shpk, çdo muaj fatura tatimore për Shkëlzen Berishën edhe pse nuk ka një adresë brenda fabrikës së boronicave. Agromark Shpk ka vetëm një të punësuar dhe mbetet e paqartë se çfarë aktiviteti ushtron dhe përse i paguan para kompanisë së Shkëlzen Berishës.
Por “oktapodi” Shkëlzen Berisha ka edhe një seri kompanishë të tjera, që ai kryen transaksione financiare çdo vit. Një prej tyre është Albania Legal Company, e cila shërben për konsultimet dhe shërbime ndërmjetësimi (sekseri) për Shkëlzen Berishën. Vetëm vitet e fundit, Berisha ka arritur të fitojë mbi 500 milionë lekë nga konsulenca që ai ofronte, madje edhe në kohën kur kishte babain kryeministër.
Kjo skemë i shpjegon mësëmiri pushimet luksoze të Shkëlzen Berishës, i cili pa punuar asnjë ditë shëtit me jaht dhe fle në vilë me 2000 euro/nata, sipas informacioneve të zbuluara sëfundmi nga Dritare.net.