Ish kryetarja e Kuvendit, njëherësh dhe ish nënkryetar e PD, ka kthyer një përgjigjie të koduar në drejtim të Lulzim Bashës por dhe të tjerëve rreth tij për akuzat që kanë bërë se po i shërben Ramës. E përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, Topalli refuzoi të firmosë formularin e dërguar për kandidatët për deputetë.
Teksa e cilësoi një truk dhe kërkoi largimin e Bashës, sot Topalli boton listën e kombëtares italiane të volejbollit, pjestare e të cilës është dhe një e afërme e saj. “Ne listen poshte , ne vendin e pesembedhjete eshte nje vajze shqiptare qe ia ka dalur te hyje ne garen per kombetaren italiane te volejbollit. Sakrifica qe shperblehet. Eshte fantastike!”, shkruan Topalli në rrjetin social.