Ideja e negociimit të zgjidhjes së krizës në Bjellorusi e hedhur nga ana e kryesisë së OSBE që mbahet nga Shqipëria, ka tronditur politikën shqiptare. Ishte Presidenti Ilir Meta ai që “dirigjoi” i pari goditjen ndaj kreut të radhës së OSBE, kryeministrit Edi Rama për këtë nismë të ndërmarrë. E cila u mbështet dhe nga SHBA, BE dhe që mund të bashkërendohej me ministren e Jashtme të Suedisë Ana Lind, vendi i së cilës do të kryesojë këtë organizëm pas Shqipërisë.Kreu i shtetit nxjerr si gjithnjë Petrit Vasilin për të bërë goditjen e radhës ndaj Ramës, i shqetësuar se përmes dhënies së këtij besimi nga ana e partnerëve të mëdhenj ndërkombëtarë, kryeministri do të përfitonte një “asist” tjetër për ta përdorur si “as” nën mëngë në fushatën elektorale të verës së ardhshme. Përmes një postimi në Facebook, Vasili i referohet dosjes “339” të Durrësit, dhe ironizon me faktin se Rama mund t’ia çojë presidentit bjellorus Lukashenkos, që të mos ndihet vetëm si hajdut votash.Sipas tij, nëse Rama si hajdut votash do të shkojë në Bjellorusi të dialogojë për vjedhjen e votave të Lukashenkos, ky është humori më i zi kolosal i shekullit.
Një mesazh indirekt për ndërkombëtarët se Rama nuk mund ta bënte një interlokutim të tillë me Lukashenkon pasi ishte i zhytur më keq se ai.Pas Vasilit, ishte radha e demokratëve të cilët njëri pas tjetrit përsëritën të njëjtat akuza për Ramën, duke deklaruar se mikut të tij Lukashenko ka çfarë ti tregojë për përvojën shqiptare të vjedhjes së votave.“Aksi” i sulmit u zhvendos dhe në rrjetet sociale ku mbështetësit e PD dhe të LSI (Presidentit) “zbarkuan” me postime kundër këtij negociimi dhe me “meme” përmes të cilave kërkonin zhbërjen e një nisme të tillë.Ishin në fillim rusët që kërkuan të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Pastaj dhe vetë Lukashenko, që përmes një komunikimi me Makrcon e refuzoi nismën e kryesisë së OSBE për rivendosjen e dialogut mes palëve në Minsk.
Për më tepër që në rrjetet sociale qarkullon një foto e vetë Lukashenkos me zv.kryetaren 22 vjeçare të Parlamentit Maria Vasilevich në festën e “fitores” së gjashtë të autokratit bjellorus në Presidencë, përmes të cilës aludohet se është zgjedhur një “interlokutore” e zgjidhjes së krizës.Vasilevich, e shoqëruar nga disa deputetë të partisë në pushtet ka vizituar të plagosurit opozitarë nëpër spitale. E njohur për afinitetin deri në lidhje jashtëmartesore me Lukashenkon, Vasilevich mund të bëjë atë që nuk e bënë SHBA, BE dhe kryesia e OSBE.
Ndoshta mund ti hapet rruga dhe numrit 2 te PD, Gazmend Bardhi. Kaq u desh që Presidenti dhe opozita shqiptare të qetësohet më në fund dhe të shpëtojnë nga sikleti i Ramës negociator për zgjidhjen e një krize jashtë vendit. Pushuan të gjitha goditjet si me magji.Ndërkohë që Meta vijoi “qokat” e tij me një mori dekoratash në zonën e minoritetit grek të dhëna për figurat e sportit të kësaj zone.Ndërsa Basha po pushon i qetë në një nga vilat e tij, që fillojnë në Tiranë, vijojnë në Lalz dhe Hamallaj dhe përfundojnë në Holandë.