Ish-deputeti socialist, Fatmir Toci, është rikthyer në shtëpi, pas një lufte 55 ditore me Covid-19. Ish-deputeti, pasi u infektua me koronavirus, u izolua për 11 ditë por më pas pati nevojë për ndihmë mjekësore. Ai qendroi 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.Teksa falënderon mjekët e gjithë stafin e spitalit Covid2, ka dhe një mesazh e thirrje për miqtë e tij: Jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj! Postimi i plote i Toçit: PRANË FAMILJES, MË NË FUND Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë. Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vd ekjes. Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur. Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja. Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!
U prek nga Covid 19, shërohet ish-deputeti i PS
Epoka e Viktor Orban mbaroi, “Hungaria e re” nën projektimin e Peter Magyar, çfarë...
Péter Magyar dhe partia e tij, Tisza, i dhanë fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán me një fitore dramatike në zgjedhjet e fundit.
Pas humbjes...
Olympique Marseille në krizë, Pavard vihet nën akuzë dhe është drejt kthimit te Inter
Olympique Marseille është në krizë pafund, ‘E turpshme’, ‘Një barkë që fundoset’; media franceze nuk kursehet me kritikat e saj pas humbjes që skuadra...
Turi “Punët e Shqipërisë”, Manastirliu: Shqipëria po kthehet në destinacion turistik rajonal
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në zonën e Fushës së Aviacionit, ku bashkëdrejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta...
Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”
Një nga urdhrat e parë që ka firmosur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, për riorganizimin e punës së uniformave blu,...
Turi “Punët e Shqipërisë”, Manastirliu: Shqipëria po kthehet në destinacion turistik rajonal
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar në zonën e Fushës së Aviacionit, ku bashkëdrejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta...
HOROSKOPI JAVOR (20- 26 prill 2026): Parashikimi dhe RENDITJA sipas fatit, shenjë pas shenje
Dashi, Demi dhe Binjakët dallohen midis shenjave më me fat për javën e ardhshme: ja renditja e tyre, shenjë për shenjë, nga 20 deri...
Zgjedhjet në Bullgari, 181 denoncime për manipulim votash, 3 të arrestuar dhe 40 mijë...
181 sinjalizime për manipulim votash janë regjistruar deri në orën 14:00 në Bullgari, ndërsa 13 procedime penale janë hapur nga autoritetet.
Lajmi u bë i...
Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli...
Javanews
Home Kryesoret
Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar
E S 19/04/2026 14:55
Juristi Kreshnik Spahiu mendon...
Shqipëria pjesë e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore, Malaj: Instrument i rëndësishëm...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në takimin për krijimin e Qendrës së Asistencës Teknike për Evropën Juglindore (Southeast Europe Technical Assistance Center...
Ngushtica e Hormuzit/ Si arrin Irani të shantazhojë botën dhe të paralizojë tregtinë e...
Anije të vogla të armatosura super të shpejta, dronë, mina detare, raketa dhe raketa me rreze të shkurtër janë armët që Irani është gati...




















