Duke folur për “Sky Sport”, Antonio Cassano, ish-qendërsulmuesi italian, foli për sezonin e ri të Serie A dhe rritjen e Interit: “Sipas mendimit tim, Interi ishte tashmë afër titullit sezonin e kaluar. Problemi më i madh është se ka kaq shumë lojtarë, që Conte nuk i pëlqen. Njëri, mbi të gjithë, Eriksen, një çmenduri për mua, të mos lejohet të luajë në mesfushë. Real Madridi e donte atë, Barcelona po. Ai bëri gjëra fantastike në Angli, ashtu si me Danimarkën. Nuk mund të mendoj se në një mesfushë shumë normale si ajo e Interit, ai nuk ka vend. Ka diçka që nuk shkon, për mua. Askush nuk e thotë, por Conte nuk e donte Pirlon te Juve. Ai donte që Marchisio dhe Vidal të luanin. Pastaj, Andrea i kujtoi atij çdo titull që fitoi. Ai nuk i pëlqen shumë lojtarët cilësorë”.

PIRLO – “Nuk është një bast, ai e ka treguar veten në fushë për 25 vite. Andrea duhet të ketë fat dhe alkimi në fushë. Për mua nuk keni nevojë t’i jepni kohë, ai tashmë dinte se si t’i bënte shokët të lëviznin në fushë. Ai ka një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe një klub që është ndër më të mirët në Europë. Nuk është një bast. Do të ishte çmenduri të vendosësh një njeri që nuk ka stërvitur kurrë dhe pastaj, në vështirësitë e para ta flakësh atë jashtë”.

KANTE – “Kanté është një “kalorës” (vrapues) i shkëlqyeshëm, ka shumë pak cilësi, çka i pëlqen Contes. Eriksen është e kundërta, si Pirlo. Ai pëlqen lojtarët e llojit Barella, Kanté, Gagliardini dhe Vidal. Kiliani ka gjithçka që dëshiron Conte. Për të fituar duhen kampionë. Në mesfushën e Interit nuk shoh kampionë të tjerë, përveç Vidalit. Madje as nuk iu afrohen kampionëve”.

TITULLI – “Juve ka dy skuadra dhe e fillon sezonin si favorit kryesor. Pas tij shoh Interin, i cili mund të përfitojë nga hapat e gabuar të bardhezinjve, nëse do ta bëjnë këtë. Për Ligën e Kampionëve, Atalanta është një siguri. Ajo ka një lojtar përrallor, si Ilicic. Po flasim për Dybala, por ai shënoi 9 gola dhe dha 4 asiste; ndërsa Ilicic 25 gjithsej. Dybala është një lojtar i mirë, Ilicic është një kampion i vërtetë. Ai ka treguar se mund të bëjë ndryshimin me një ekip normal. Së katërti, Lazio. Bardhekaltrit e njohin mirë njëri-tjetrin. Milani ka vetëm një fenomen, Ibrahimoviç”.