Depo e barnave në QSUT është sjellë në vëmendje të kryeministrit Edi Rama, i cili ka bërë një krahasim se si ka qenë dhe se si është shndërruar gjatë qeverisjes së tij.Nisur nga fakti që jemi në “ethet” e fushatës elektorale, kreu i qeverisë nuk ka nguruar edhe të “sulmojë” kundërshtarët politik.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje ku mund të shihni si mbaheshin ilaçet në qendrën më të madhe spitalore në vend QSUT, kur qeverisnin ata që sot duan të rikthehen dhe si mbahen sot ilaçet në shërbim të njerëzve që shtrohen në spital, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.