Nga Dritan Hila/
Dy linja dallohen në fushatën aktuale të Ramës. E para ka të bëjë me karikaturizimin e dyshes Basha-Kryemadhi për të treguar se në fakt pas tyre është Berisha-Meta. Nuk është larg së vërtetës. E dyta ka të bëjë me demonizimin e dyshes së vjetër duke kujtuar të kaluarën, konkretisht Gërdecin dhe videon e famshme të Metës. Është një strategji e provuar si joproduktive. Në 2005, u ndoq e njëjta strategji dhe ideatori ishte Rama; Berisha e kishte të freskët bilancin e mbi tre mijë të vde kurve nga ‘97-ta, dhe megjithatë shqiptarët e votuan pasi ishin lodhur duke parë ha jdutllëkun e të gjithë atyre që sot hiqen si socialistë të kulluar dhe anti-Rama, por mbi të gjitha nga batutat dhe mospërfillja e Nanos. Dhe kur harruan ‘97-ën, aq më pak sot shqiptarët janë të predispozuar të mbajnë mend 26 të vd ekurit e Gërdecit dhe 700 mijë eurot e Metës.
Nëse do shkojnë të votojnë sot, shqiptaret shkojnë me synimin nëse do penalizojnë apo premiojnë Ramën. Se kush vjen më pas, se çfarë kanë bërë, nuk janë pyetje qe i bën, elektorati shqiptar. Që t’i shpëtojë një fundosjeje elektorale, Rama është në limitin e kohës që të ndërrojë imazhin e qeverisjes. Sot askush nuk e kupton se çfarë duhet tek kultura një koketë si ministrja aktuale; nga vjen, çfarë të shkuare politike ka!
Ju lutem na i kurseni thëniet se ka punuar në Itali në një studio të madhe dhe erdhi të ndihmojë vendin. Këta na kanë dalë të gjithë hajdutë me çizme. Pse duhet të rrijë Balluku në krye te tryezës, dhe cila është përgatitja e saj profesionale? Kuptohet, përjashto eksperiencën që ka pasur në Greqi, për të cilën nuk ka të dhëna.
Apo Cakaj tek e jashtmja, prezencë qe e ka bërë qesharak ketë dikaster. Janë njerëz që nuk thonë asgjë dhe që nuk janë në gjendje të mbajnë asnjë peshë politike, perveçse bëhen barrë politike. Çfarë kuptimi kanë ca të tjerë që vijnë vërdallë si kali në lëmë dhe pa asnjë cilësi profesionale apo politike, por vetëm me kosto.
Njerëzit janë të lodhur dhe nuk ju mjaftojnë batutat e Ramës dhe tullat e Ahmetajt i cili as për spektakël politik nuk bën, që të dalin në kutitë e votimit.
Nëse do bëjë një qeveri të re, dhe për këtë është në zgrip të kohës, duhen personalitete të fushave. E majta nuk i ka të paktë profesionistët dhe profesorët që mund të drejtojnë dikastere dhe që t’iu japi besim njerëzve që diçka do jetë ndryshe. Përndryshe, nëse vazhdohet me emra të konsumuar dhe banalë, apo trafikante interesash dhe delfinë të oligarkëve në qeveri, atëherë mesazhi që jep Rama nuk është aspak fitorja por sinjali se po përgatit tranzicionin e pushtetit.(Dritare.net)