Politikat e qeverisë në drejtim të formimit profesional synojnë kualifikimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e mundësive për të hyrë më shpejt në tregun e punës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj publikoi sot historinë e Anxhi Muçës, student në vitin e katërt në degën hoteleri-turizëm, i cili falë kësaj shkolle do të ketë një kontratë pune përgjatë gjithë vitit akademik.

Anxhi tregon se zgjodhi këtë profil sepse krijon mundësi të mëdha punësimi. “Unë jam Anxhi Muça dhe jam në vitin e katërt për hoteleri-turizëm. Zgjodha këtë profil sepse krijon mundësi të mëdhaja punësimi. Mund të gjej punësim kudo. Me anë të shkollës po bëjë një kontratë pune që do ketë kohëzgjatje përgjatë gjithë vitit shkollor”,- tha Anxhi Muça.

Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme, me rreth 3.4%, falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit. Numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë.