Rindërtimit i Kopshtit Halit Coka në Bathore të Kamzës, vijon me ritme të shpejta për t’ju vënë në dispozicion vogëlushëve në fillim të dhjetorit. Agjencia Telegrafike Shqiptare vëzhguar nga pranë kantierin e ndërtimit, ku puna vijon me dy turne dhe kur është e nevojshme, gjatë betonimit dhe proceseve të tjera të punës, puna vijon edhe përtej mesnatës. Qytetarët shprehet mjaft të kënaqur me punën që po bëhet për rindërtimin e këtij kopshti, cili u dëmtua nga lëkundjet e tërmetit që tronditën vendin tonë më 26 nëntor të vitit të shkuar. Nga ato lëkundje humbën jetën mbi 50 persona, teksa u plagosën qindra të tjerë. Dëmet në materiale ishin të panumërta, mes tyre dhe objekte arsimore, të cilat tashmë i janë nënshtruar procesit të rindërtimit me ritëm të shpejtë. Shumë mirë është që po ndërtohet. Nuk ka klasa, nuk ka kopshte, po i çojmë fëmijët me turne në shkolla e kopshte. Po është shumë mirë, sepse fëmijët e kopshtit duan të kenë dhe ato një kopsht që të mësojnë. Shumë mirë është, për fëmijët tanë bëhet. Mirë është. Më mbarë s’ka. Të bëhet sa më shpejtë,- shprehen qytetarët për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Inxhinieri i zbatimit, Andi Balla, i pyetur për ecurinë e punimeve nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, tha se në harkun kohor të dy muajve është arritur të mbyllet karabinaja dhe tashmë në njërin prej sektorëve po nis dhe vendosja e mureve. Sipas tij, puna po realizohet me ritëm të lartë me qëllim për të mbyllur punimet sipas afateve të paracaktuara, në dhjetor.
Kemi vetëm dy muaj punime dhe kemi përfunduar karabina për sektorin e parë. Kemi arritur tek soleta e katit të dytë. Është gati për të nisur muratura e tullës. Në seksionin e dytë jemi tek kolonat dhe më pas kemi soletën. Kemi ecur me një ritëm të shpejtë, por mbi të gjitha kemi vendosur prioritet sigurinë,- tha Balla. Balla theksoi se sistemi i ngrohjes do të jetë me kaldajë, ndërsa nënvizon se izolimi do të jetë me sistem kapot, më të mirin në treg. Ngrohja do të jetë me kaldajë, ndërsa nga jashtë izolimi do realizohet me sistemin kapot. Është nga më të mirët në treg për të mbrojtur nga ana termike strukturën e brendshme,- u shpreh ai.