Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes nje postimi në facebook ka ndarë lajmin e mirë që e moshuara nga Saranda që u dhunua në banesën e saj ku jetonte vetëm është trajtuar me sukses në spitalin e Traumës. “Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses”, shkruan Manastirliu. Në postimin e saj, Manastirliu shkruan se nënë Elefteries pas daljes nga spitali do të kujdesen për një strehim të sigurtë.
Postimi i Ministres Manastirliu: Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses. Nënë Elefteria është në fazën e rekuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën. Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar.