Milan Skriniar ka siguruar tifozët se ai “nuk ka arsye për t’u larguar nga Interi dhe Antonio Conte “ende llogarit në të” në klub, pavarësisht se ai nuk ka startuar në disa ndeshje kohëve të fundit. Mbrojtësi raportohet se është në listë të transferëve pasi që dështoi në muajt e fundit të sezonit, derisa po vuan që të adaptohet me taktikat e Contes me tre mbrojtës qendrorë. Pavarësisht kësaj, Skriniar e ka marrë çmimin “Lojtari më i mirë sllovak për vitin 2019” e që në fund e ka marrë këtë çmim sot pas lehtësimit të masave të vetizolimit.
“Unë isha mësuar të luaja në çdo ndeshje, por trajneri filloi të bëj ndryshime, pasi që ne kishim një lojë çdo tri ditë”, tha Skriniar. “Pasi arritëm rezultate të mira pa pranuar gola, trajneri nuk e transformojë 11 e parë deri në finale të Europa Ligës. Ishte zhgënjyese që mos të luaja, por më e rëndësishme është që skuadra të ia del mirë”.
“Ende kam tri vite kontratë me Inter. Klubi nuk me ka thënë që nuk me duan, trajneri ende dëshiron që unë të jem aty dhe unë nuk kam arsye që të largohem nga Interi”. “Janë 30 futbollistë në skuadër, është e natyrshme që trajneri të marrë vendim kënd e do në skuadër dhe kush është më i mirë për të”.