Blerja me para në dorë është një fenomen i zakonshëm në Shqipëri por me kosto për ekonominë.Sipas Bankës së Shqipërisë 96% e konsumatorëve realizojnë pagesa me para cash. Ky është një shqetësim i ngritur nga institucionet financiare në vend pasi nje veprim i tille ndikon në nivelin e ekonomisë informale.Edhe pagesat e bizneseve me para në dorë mbeten të larta dhe llogariten mbi 66 % të totalit shkruan abcnews!Një situatë e tillë vjen si rezultat i një niveli të ulët të kulturës financiare dhe numrit të ulët të personave madhorë që kanë një llogari ,mungesa e produkteve të ndryshme të pagesave të disponueshme në vend që mund t’i bënte këto instrumente tërheqëse por edhe si pasojë e një mundësie të kufizuar shërbimi apo pranimi të pagesave elektronike. Në Shqipëri vetëm 40% e popullsisë në moshë madhore që kanë një llogari transaksioni me një bankë. Në rajon dhe në Europë normat e zotërimit të llogarisë janë mbi 70% të popullsisë në moshë madhore duke e renditur Shqipërinë me nivelin më të ulët të llogarive. Kjo varësi e lartë nga paraja fizike ka ndikime të konsiderueshme jo vetëm për përdoruesit por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.Rezulton se paraja fizike,instrumenti më i përdorur, i kushton ekonomisë shqiptare rreth 1.7% e PBB. Pagesat elektronike në Shqipëri janë rritur gjatë viteve të fundit,por ende nuk përdoren në masë. Ndërkohë tashmë, për shkak të situatës së pandemisë, muajt e fundit kanë shënuar një ndryshim të shpejtë në sjellje që ka kontribuar në një rritje të beftë të përdorimit të instrumenteve të tilla por përsëri mbeten larg objektivave. Tashmë banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një nismë për të nxitur pagesat elektronike duke ndërhyrë si fillim në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kulturës financiare te qytetarët por edhe në zgjerimin e pikave të aksesit.
Numri i llogarive bankare, shqiptarët të fundit
Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026
Dashi
E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë mjaft të favorizuar. Ky është...
SHBA propozon krijimin e një blloku të ri kritik tregtar të mineraleve
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka propozuar krijimin e një blloku të ri kritik tregtar të mineraleve dhe koordinimin e niveleve të...
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Tërmeti me magnitudë 3,7 i shkallës Rihter ishte me epiqendër 7 km larg qytetit...
Përse Berisha nuk udhëtoi në SHBA me Jorida Tabakun dhe deputetët e tjerë të...
Deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Ivi Kaso, madje edhe vetë Klevis Balliu me të tjerë, janë duke...
“Problemi nuk është Rogerti, por…”- Deklarata e fortë e Monikës pas ofendimeve ndaj Stenaldos
Përplasja e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë, ku aktorja Monika Lubonja ka kërkuar masa drastike para nisjes...
Uashington – Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në...
Fatmir Xhafaj i përgjigjet aludimeve: Kuvendi ushtron rol kushtetues, jo ndërhyrës ndaj institucioneve të...
Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së sotme ka “sqaruar” akuzat e bëra së fundmi për...
Epsh- tajn, konspiracion dhe politika e heshtjes
Nga Aladin Stafa
Përtej konflikteve globale, problemeve financiare dhe rendit të ri gjeo-politik, një cështje e re është hedhur në treg për opinionin publik mbarëbotëror....
Deputetët e PD: Nga beteja me narkoregjimin e Tiranës te… audienca e Niko Peleshit...
Katër deputetë të Partisë Demokratike – Klevis Balliu, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferrraj ndodhen në Washington, ku kanë marrë pjesë në një...
LAJMI I FUNDIT/ 75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin...
75 kongresmenë amerikanë përmes një letre dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, kanë shprehur shqetësim në lidhje me pezullimin e vizave të emigrimit...




















