Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orë të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid në 24 orët e fundit. Ndërkohë janë konfirmuar 134 raste të reja infektimi. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.