Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.
Ministrija e Shëndetësisë tha thënë se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik! Sipas Manastirliut stafi i tyre duhet të jetë i pajisur me maska dhe dorezë dhe të respektojnë të gjitha rregullat anti-covid.Manastirliu tha se do të vijonë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pub-e e disko.