Deputetët rikthehen nga pushimet, duke sjellë me vete edhe ethet, nëse do të munden që shtatorin tjetër të futen apo jo sallën e Kuvendit.Fati i tyre do të përcaktohet në pranverë dhe kjo do të varet nga disa elementë: për socialistët, sfida e parë është të gëzojnë besimin e Edi Ramës për tu rikandiduar. Për opozitarët e Kuvendit pikëpyetjet janë të ndryshme, pasi duhet të gjejnë rrugët e tyre të reja të përpjekjes që të përsërisin ëndrrën e pasjes së një kartoni votimi, ëndërr e cila u bë realitet vitin e shkuar, për shumë prej tyre aq aksidentalisht sa asnjëherë nuk e kishin menduar përpara se Lulzim Basha të digjte mandatet.E pasi të sigurojnë një vend në listat e kandidatëve, deputetëve do të duhet të luftojnë me armë të reja, në një terren të panjohur, ku listat do të jenë të hapura, dhe gara do të jetë më e fortë brenda partisë, pasi votuesi mund të zgjedhë edhe kandidatin e preferuar. Rregullat se si do të zgjedhë qytetari edhe të preferuarin e tij brenda partisë duhet të shkruhen nga ky parlament. Koha nuk është e gjatë dhe Kodi Zgjedhor duhet të korrigjohet pas ndryshimeve kushtetuese që nuk u dakordësuan me PD dhe LSI.Sfidë ngelet nëse PS do të gjejë gjuhën me opozitën në këtë raund të dytë.Shenjat e para pritet të shihen javën e ardhshme, kur PD duhet të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re siç është dakordësuar mes palëve në Këshillin politik.Gjithashtu parlamenti ka edhe çështje të tjera me rëndësi për të zgjidhur, si amnistia fiskale që u la përgjysmë, po korrigjimi i paketës antishpifje që parashikon një reformë tek AMA dhe RTSH.
Të hënën rikthehet Parlamenti
Shpallet finalisti i dytë i Big Brother Vip në mënyrë të pazakontë, kush i...
Mateo është finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 5.
Emri i finalistit të dytë u njoftua në mënyrë të pazakontë. Familjarët e 5...
Superiore/ Barazim mes Flamurtarit dhe Vorës, gara për mbijetesë mbetet e hapur
Flamurtari dhe Vora ndanë pikët në një përballje të luftuar, që u mbyll në barazim 1-1 në javën e 31-të të Abissnet Superiore.
Ndeshja nisi...
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë
Nga Bjorn Runa
Në orët e para të mëngjesit të 11 prillit, katër persona zbarkuan në Oqeanin Paqësor pasi kishin përshkuar një udhëtim prej 1.117.515...
“Korrupsioni bëhet aty ku administrohen fondet e shqiptarëve”/ Rama zbulon raportin ndërkombëtar për prokurimet...
Nga asambleja e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama tha se është njohur me një raport mbi prokurimet publike, të hartuar nga organizmat...
FATI YT/ Horoskopi 12 prill 2026
Dashi Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishe pune gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Here pas here do ketë edhe debate...
“Sa më pak mllef e urrejtje dhe sa më shumë mirëkuptim”, Spiropali uron Pashkën...
Deputetja Elisa Spiropali uron besimtarët Ortodoksë me rastin e Vigjiljes së Pashkës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" Spiropali thekson se në...
“KAYO” drejt partneritetit për industrinë e mjeteve pa pilot – Qeveria miraton kushtet për...
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e kushteve të negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, me partnerë privatë, me synim krijimin e një...
Mos e pini më ujin pas disa orësh, ekspertët zbulojnë “kufirin” që shumica e...
Shumë njerëz e bëjnë pa e menduar, pinë ujë që ka qëndruar në gotë apo shishe që nga dita e kaluar. Edhe pse duket...
Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën...
Komanda Qëndrore e SHBA-së (Centcom) ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë filluar operacionet për pastrimin e minave detare në Ngushticën e Hormuzit, në...
Udhëhiqen nga logjika/ Ja 3 shenjat e horoskopit që nuk i lejojnë emocionet t’i...
Ka disa njerëz që veprojnë vetëm me logjikë dhe nuk i lënë emocionet e tyre të ndërhyjnë. Në fakt, ata mund t’i “fikin” në...




















