Bastien Toma ka arritur sot në Genk derisa ka bërë një fotografi para klubit belg Kosovari, i cili luan për kombëtaren U21 të Zvicrës, Bastien Toma pritet që t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës belge KRC Genk.

21 vjeçari sot është para para Genkut bashkë me menaxherët e tij dhe shumë shpejt pritet që të nënshkruar kontratë me klubin e ri. Të enjten në mëngjes, treshja e Tomas kanë udhëtuar atje me një avion privat. I riu është larguar nga klubi i Sionit. 4-4-2 thotë se nga atje pritet që të udhëtojë në drejtim të Zvicrës edhe Edon Zhegrova ku do t’i bashkohet FC Baselit. Kosovari ishte në huazim në Basel deri në fund të kësaj vere, por tani pritet që të rikthehet si lojtarë i plotë i tyre, pasi që zviceranët do të paguajnë çmimin e tij, rreth tre milionë franga.