Qendra Kombëtare e librit ka përkujtuar 113-vjetorin e lindjes së Mitrush Kutelit, në një mbrëmje që bashkoi studiues të veprës së tij.
Alda Bardhyli, drejtore e Qendres se Librit, tha se “Ditelindjet e shkrimtareve për nëj letërsi të vogël e të madhe si e jona, jane ngjarje, e sidomos ditëlindja e nëj shkrimtari si Mitrush Kuteli që i ka dhënë shumë gjuhës sonë dhe e ka pasuruar atë”.
Shtëpia botuese që drejtohet nga të bijat e shkrimtarit, ka sjellë vullnetin e tij të fundëm dhe vargjet e ndaluara të tij, nën titullin “Vargje të përzjera”. Atalanta Pasko, vajza e Kutelit, tha para ta pranishmëve se në libër “ka vargje të botuara e të pabotuara. Janë vargje të lria që ne i kemi gjetur të shkruara edhe nëpër copa gazetash. Ai e bëri gati ta botonte librin dhe më pas e la, sepse ndërhyrjet e redaktorëve atë kohë ishin aq të mëdha sa shkonte deri në bashkëpunim, ndaj ai u tërhoq”.
I cilësuar nga kritika si një nga bashkëthemeluesit e prozës moderne shqipe, ai veçohet edhe për kritikën dhe erudicionin që ka lënë të shkruar e njëherësh, për një nga sprovat e rralla të letërsisë sonë që është shkrimi metafizik.
Persida Asllani, pedagoge dhe studiuese, u shpreh se Kuteli mësohet në fakultet për “hulumtimet e forta psikologjike” dhe një “ndër dukuritë më të rralla të letërsisë sonë, që është pikërisht shkrimi metafizik dhe përballja e dy botëve”.
Nëse sipas Plasarit, Kuteli krijonte një kohe përtej gjithë kohërave, për Moza Ahmetin, emra si Kuteli, Lasgushi a Konica e ishin të margjinalizuar ne komunizem.
Moza Ahmeti, tha se “jam rritur me një baba marksist e ateist. Me njerëz e emra si Kuteli qëe përbënin një botë tjetër prej asaj që jetonim ne, një botë europiane e të pasur, më lidhte më shumë gjyshja ime nga mamaja, me cila sipas tim eti ishte mirkoborgjeze, por për mua ishte referenca drejt botës që përfaqësonin emra si Kuteli, Konica e Lasgushi, që ishin të margjinalizuar, ndërsa letërsia jonë e kohës, kishte si shqetësim kryesor njeriun e ri”.
Dhimiter Pasko i njohur si Mitrush Kutelit, është autor i disa veprave. I arrestuar me 1947 për agjitacion e propagandë, ai i vuajti dy vite nga dënimi ne kampin e Vloçishtit. Kjo njollë do ta shoqëronte për pjesën e mbetur te jetes.