Presidenti Ilir Meta është shfaqur shumë më i relaksuar dhe i qetësuar gjatë kësaj fundjave. Ai së fundmi ka postuar një video duke ia marrë valles në Zall Dardhë të Dibrës, ku kreu i shtetit ndodhet për të kaluar fundjavën. Kreu i shtetit ka harruar edhe pandeminë ku respektimi i distancës, mbajtja e maskës dhe shmangia e grumbullimeve nuk ekzistojnë në takimet dhe festat e tij. Pa komplekse, pa zbatim rregullash dhe i qeshur presidenti i është bashkuar banorëve dhe valltareve në një valle me ritme të zonës.