Ora do të ndryshojë, të paktën edhe për këtë vit. BE ka marrë vendimin që tu japë kohë vendeve deri në vitin 2021, nëse do të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
Zvicra dhe shumë shtete europiane nga e shtuna, 24 tetor deri të dielën 25, kanë vendosur që akrepat të kthehen nga ora 3 e mëngjesit në 2 e mëngjesit. Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Kujtojmë që ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më praktike.