Megjithëse po përflitej që prej muajit korrik për një romancë të re, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha vendosi të “zyrtarizojë” lidhjen e saj në muajin shtator. Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari.Nuk vonoi shumë dhe mediat e huaja e zbuluan identietin e mashkullit misterioz, i cili ka bërë për vete këngëtaren. I dashuri i saj i ri është kineasti Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë.Madje, këngëtarja ka treguar se edhe familja e saj e do shumë. Për më tepër, Bebe ndjen se ai është i duhuri dhe nuk është habi që gjërat të bëhen akoma më tepër serioze mes tyre dhe pse jo, të kemi ndonjë fejesë! “Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”- tregoi ajo për “Entertainment Tonight”

“Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri. Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë.”- u shpreh këngëtarja.