Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “qeveria ka mbështetur drejtpërdrejt 1900 mjekë dhe infermierë dhe 268 epidemiologë me bonusin 1 mijë euro plus mbi rrogën”.

Gjatë një konference për shtyp mbi masat antiCOVID, Rama u ndal po ashtu edhe te bonusi për bluzat e bardha dhe stafin mbështetës që po përballen direkt në vijën e parë të frontit.Ai tha se edhe 754 persona të stafit mbështetës po marrin bonusin 500 euro mbi rrogën.Po ashtu, Rama tha se “kemi angazhuar një fond të konsiderueshëm për të bërë vaksinimin falas kundër gripit për të gjitha grupet e rrezikuara, proces që ka nisur”.Kryeministri theksoi po ashtu se “Shqipëria është ndër vendet e para që ka siguruar financim për të siguruar vaksinën kundër COVID, kur ajo do të jetë në dispozicion”.“Për vaksinën të gjitha vendet avancojnë një shumë dhe zënë një radhë. Ne kemi vepruar shpejt dhe jemi në një grup të parë të vendeve për të marrë vaksinën kur ajo të dali”, tha Rama.