Kequshqyerja, ndotja dhe burime të tjera të sëmundjeve kronike në rritje që prej 30 vitesh, të cilave u shtohet një koronavirus i ri, kushtet për një stuhi janë plotësuar për të arritur në një milionë të vdekur nga COVID-19, thuhet në një raport të publikuar sot nga revista The Lancet. Ndërveprimi i COVID-19 me rritjen e vazhdueshme globale këto 30 vitet e fundit të sëmundjeve kronike dhe të faktorëve të tjerë të rrezikut, si obeziteti, hiperglicemia (përqindja e lartë e sheqerit në gjak) dhe ndotja atmosferike, ka krijuar kushtet për një stuhi duke rritur numrin e të vdekurve nga COVID-19, thekson revista mjekësore britanike në një komunikatë.
Sëmundjet e patransmetueshme kanë luajtur një rol kritik në një milionë të vdekurit e shkaktuar nga COVID0-19 deri tani dhe do të vazhdojnë të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të përgjithshme në çdo vend, edhe kur pandemia të jetë qetësuar, theksoi kryeredaktori, Richard Horton.
The Lancet paralajmëron rregullisht për plagën e sëmundjeve të patransmetueshme të lidhura me kushtet e jetesës (mbipesha, diabeti, duhani, alkooli, etj.) Në këtë raport të ri, rishikimi bën lidhjen me COVID-19. Për The Lancet, bota po përballet jo vetëm me një pandemi, por me një sindemi, domethënë me një bashkim të disa urgjencave shëndetësore. Shumë faktorë të rreziqeve dhe sëmundjeve të patransmetueshme studiuar në këtë raport janë bashkuar me një rrezik në rritje të formave të rënda të COVID019, theksoi The Lancet.