Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është shprehur se objektivi i çdo shqiptari duhet të jetë që të mos mbyllemi sërish, sepse do të ishte e keqe për ekonomin dhe kjo është e mundur vetëm me mbajtjen e një maske.

Të mos mbyllim asnjë biznes, asnjë shkollë, që të mos mbyllim vendin, sepse e dimë sa e keqe është për ekonominë e vendit. Më mirë një maskë sot, se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se një shkollë e mbyllur nesër, më mirë një maskë sot se sa një qytet i mbylllur nesër. Unë s’kam mbajtur maskë jashtë, do ta mbaj jashtë, sepse brenda që patjetër e mbaj. Siç e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që nuk mund ta shmangim. Objektivi i çdo shqiptari duhet të jetë të mos mbyllen në shtëpi, të mos mbyllen dyqanet, të mos mbyllen fëmijët në shtëpi, të mos kthehen në shtëpi se mbyllen shkollat dhe universitetit, të mos humbasësh kohë se mbyllen gjykatat, e gjitha kjo bëhët vetëm me mbajtjën e një maskë të cilën mund ta blesh ose bësh vetë, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij Rama u ka kthyer përgjigje edhe atyre që kërkojnë të bëjnë dasma apo të luajnë muzikë: Ne nuk duhet t’i marrim këto masa që ta kalojme dimrin pa u mbyllur. Kam dëgjuar që duan dasma, të shkojnë të shikojnë në Itali sesi veprohet për grupe njerëzish më shumë se 12 veta. Duan muzikë, shkoni e gjeni në një vend të Europës, këto nuk janë teka, janë masa elementare, tha ai.