Kolumbia nuk hasi vështirësi për të mposhtur 3-0 në shtëpi Venezuelën, duke marrë tre pikët e para në eliminatoret e Katar 2022. Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë. Dyshja e Atalantës, Duvan Zapata dhe Luis Muriel (dygolësh) shënuan tre herë brenda 32 minutave. Triumf i lehtë për djemtë e Carlos Queiroz, por dëmtimi i Santiago Arias i trishtoi të gjithë.Mbrojtësi i Bayer Leverkusen pësoi një dëmtim të frikshëm në minutat e para të takimit. Në një dyluftim me Machis të Granadës, 28-vjeçari ia doli të largonte topin, por u dëmtua rëndë. Pamje të frikshme, mbrojtësi latin theu këmbën e tij të majtë dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 14-të.