Kryeministri Edi Rama ka sulmuar rreth një vit më parë ashpër gjykatësit e prokurorët, të cilët sipas tij kanë ngritur një grup të quajtur KÇK (kap çfarë të kapësh). Ndër të tjera, Rama foli për një gjykatës që kishte dhënë një urdhër mbrojtjeje për një burrë që e kishte bërë gruan gjysmë njeriu.
Kreu i shtetit e cilësoi kriminel gjykatësin që e kishte vënë në mbrojtje burrin, ky gjyqtar i përgojuar dhe i akuzuar drejtëpërdrejtë nga Kryeministri i shqipërisë Edi Rama është gjyqtari Martin Deda .
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nje vit me pare tha: “Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokurori, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ça është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet t’i afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. Po të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë.
Nuk lejojmë më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaço, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”
Gjyqtari i Shkallës së Parë Martin Deda ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e zonjës nga Tirana.
Gjyqtari Deda, sipas dëshmisë së gruas kishte hedhur poshtë vendimin e një tjetër gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Tiranë që i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje gruas ku thoshte se ish-bashkëshorti nuk duhet t’i afrohej shtëpisë dhe asaj 100 metra. Deda i jepte burrit urdhër mbrojtje të menjëhershëm dhe thoshte se duhet të futej në shtëpi bashkë me dy fëmijët dhe ish-bashkëshortja të mos e shqetësonte. “Ai është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe vepron duke ndikuar nëpër punonjësit e sistemit të drejtësisë”, ka thënë zonja në një intervistë për Top Channel në atë kohë.
Por çfarë ndodh me këtë gjyqtar, i cili i ka kaluar caqet e një gjykate të drejtë dhe objektive duke shpërdoruar detyrën?
Gjyqtari Martin Deda i cili ka dhënë një urdhër mbrojtje në kundërshtim me ligjin për ish-bashkëshortin e kësaj gruaje, ka në proces gjyqësor me të njëjtat palë, për të cilat është i akuzuar drejtpërdrejtë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por me një tjetër objekt Gjykimi, i cili është ai i “Pjesëtimit të pasurisë” , çështje e cila është në gjykim që prej 8 muajsh nga i njëjti gjyqtar.
Në gjykim përveç pjesëtimit të pasurisë, është dhe sigurimi i padisë duke kërkuar sekuestron e të gjitha pasurive bashkëshortorë.
Gjyqtari i ashtuquajtur KÇK , nuk është shprehur për sigurimin e padisë që e ka për detyrë të ta gjykoj brenda 5 ditëve nga depozitimi i saj, veprim ky që jo vetëm e bën gjyqtarin e ashtuquajtur KÇK, jo vetëm të njëanshëm, por e ngarkon atë me përgjegjësi ligjore për mosveprim sipas ligjit me qëllim dhe çon në dyshim se midis biznesmenit dhe Gjyqtarit e ashtuquajtur KÇK ka pasur veprime të paligjshme “korruptive”.
Duket qartë se Gjyqtari Deda, ka favorizuar biznesmenin dhe i ka lënë këtij të fundit 8 muaj kohë të tjetërsoj pasurinë e përfituar gjatë martesës.
Përfundimisht zonja e dëshpëruar nga sorollatjet e krijuara nga sistemi i drejtësisë, i është drejtuar me kallëzim penal institucionit të SPAK-ut, kundër gjyqtarit Martin Deda dhe biznesmenit për veprën penale të Korrupsionit të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.