Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Mynih në forumin Europa Park ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u ka tërhequr veshin vendeve anëtare, pasi e ka cilësuar pozicionin tonë të çuditshëm në këtë mes. Përmes batutave Rama tha se Europa do të martohet me Shqipërinë por nga ana tjetër nuk i flet asaj. Sipas tij të privosh vendet nga anëtarësimi është e pakuptimtë, ndërsa në fund u bëri thirrje që të vizitojnë Shqipërinë, duke u shprehur se për të huajt është vendi më i sigurt në Europë. Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën, evropa thotë se do të martohet me ne, po a mund të martohesh me dike që nuk flet. Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është reale për ne dhe ti privosh vendet nga kjo është e pakuptimtë, tu japësh vendeve këtë instrument është ti ndihmosh ata. Ejani të vizitoni Shqipërinë është larg vetëm disa orë. Nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Europë, tha Rama.