Nga Erjon Braçe/

Gënjen për qejf!

Gënjen për vëmendje!

Gënjen për hall!

Gënjen për të fituar!

Gënjen nga urrejtja!

Gënjen për të vrarë të vërtetën!

Ti besh e kesh te gjitha bashke,

je i semure dhe kjo eshte semundje.

Por kur genjen sy me sy apo me keq,

genjen duke pare permes kameras miliona sy, deshmon sa ske respekt per cilindo qe sheh e degjon duke i marre si te paditur dhe per kete shkak meritojne ti genjesh.

Ka edhe me keq se kaq;

Tamam kur mbush nje studio me genjeshtare dhe e nderton si pusi, si prite per te bere copash nje njeri qe eshte aty te thote te verteten e tij,

te gjykohet per te sy e faqe miliona njerezve!

Qello me rrena pa turp ne pusine televizive dhe kur e verteta te vjen si dokument, si foto,

si fakt e si prove, nuk turperohesh por turpin e ha me buke dhe sulmon te verteten,

ta relativizosh, ta zhbesh!

Por me e keqja eshte se genjeshtra mbetet,

per ta mbrojtur si te tille, shitur si te vertete akoma e akoma, duhet nje thyerje;

Sajon dy;

E para, duke hapur kapakun e hekurt-bere prej popullit me vote keshtu, te nje pusete dixhitale qe si cdo e llojit te saj, nuk ndryshon me moshen, eshte e tille-pusete tek e cila njerezit do shkarkojne perhere me te keqen e tyre,

ate qe trupi biologjikisht, kimikisht e fiziologjikisht se mban dot;

ESHTE SI CLIRIM!

E dyta, duke sulmuar te verteten fiks me ate qe te genjen edhe per oren!

Dhe eshte e cuditshme,

behen bashke tek genjeshtra;

AI QE TE GENJEN PER SAHATIN, AI QE TE GENJEN PER OREN, AI QE KA EMISION DHE MISION PER TE KEPUTUR DOREN QE TE TREGOJE OREN DHE AI QE NDOT NE CDO ORE!