Ministrja e Shëndetësisë, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme u shpreh se situata në Shqipëri paraqitet e kontrolluar. Në konferencën e sotme për mediat me kryeministrin Edi Rama, Manastirliu vuri theksin në rritjen e ndërgjegjes qytetare, teksa tha se përgatitemi për rritjen e testimeve në gjithë strukturat që kërkojmë të vijojmë aktivitetin. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në fjalën e saj se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %. Ministrja Manastirliu: Situata në Shqipëri paraqitet e kontrolluar, por me raste të rritjes së lehtë dhe ajo çka mund të themi është se nga momenti i parë, i rastit të parë ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive dhe na dhanë kohën e nevojshme për tu parapërgatitur për situatën që do të vinte më pas, është rikthyer sërish në Europë dhe po e shohim vetë. Nuk po e shmangin dot përhapjen e virusit sepse virusi ka të njëjtën sjellje, ai nuk ndryshon. Ajo çka ndryshon është përgjegjësi.
Mbajtja e maskës, Larja e duarve; Distancimi social Këto janë tre armët të cilat ne i njohim, i kemi të pranuara por për fat të keq jo të gjithë i zbatojmë. nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, beteja për rikthimin në normalitet duhet të fitojmë atë më të rëndësishmen, që është beteja me shëndetin. Besoj që masat që qeveria shqiptare ka marrë në raport me forcimin e kapaciteteve, gjatë këtyre 7 muajve të epidemisë, ku i gjithë sistemi shëndetësor ka qenë në këmbë. kemi mundësuar rritjen e testimeve, në mënyrë që të izolojmë sa më shpejt. Mbi 805 e rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. në një periudhë që na pret të vjeshtës dhe dimrit kërkohen të rriten kapacitet, për të cilat ne i kemi marrë masat. Ne përgatitemi për të rritur testimin dhe gjithashtu jemi në pritje për testimet e shpejta. Dua të ndalem te shkollat, ishte një sfidë e vërtetë. është bërë një punë e madhe për të zbatuar protokollet, qoftë dezinfektimi, qoftë mbajtja e maskave, në mënyrë që të kufizojmë përhapjen e virusit. Deri tani ne nuk kemi pasur asnjë vatër shpërthimi në shkollë. Atë që e kemi planifikuar në strategjinë tonë e kemi bërë realitet. Do të vijojë të mbetet prioritet gjatë gjithë periudhës. Përpos faktit që Shqipëria nga momenti e parë përballet me një numër prej 15 mijë të infektuarish ku aktualisht kemi mbi 5 mijë raste aktive kemi rreth 230 të shtruar në spitale. Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Të gjithë ne i kemi djegur përgjatë gjithë këtyre muajve, nuk janë pak rritja e testimeve janë rritur me 30 % kapacitete gjurmuese në gjithë territorin. Mbi 80 % të rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Padyshim që në vjeshtë kërkohet që të rriten edhe më shumë kapacitete, për të cilat i kemi marrë masat. qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epidemiologëve në gjithë ato zona edhe bashki ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitete logjistike, testimet. Sot kemi dy laborator shtetëror ku testimet bëhen falas, ne përgatitemi për të rritur edhe më shumë numrin e tyre sidomos në shkolla, bizneset dhe ndërmarrje të mëdha. Sot ne garantojmë 100 % të terapive që kanë dhe vendet e tjera duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe kemi arritur edhe terapinë e Remdesivir-it që po përdoren në vende të Evropës për të siguruar falas këtë terapi të shtrenjtë. Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale në momentin që do të plotësohet numri i shtetërve.Në skenarin e parë do të shtohet 5 spitalet rajonale, në skenarin e dytë 3 spitale të tjera rajonale dhe në skenarin e tretë 3 spitale të tjera, në total do të kemi në dispozicion rreth 1600 shtretër të tjerë, të pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm, pajisje të nevojshme për të trajtuar rastet Covid. Përballja me vjeshtën dhe dimrit do të jetë një sfidë për të gjithë. Kemi pasur në vëmendje maksimale vaksinim dhe ëpr të marrë masa që të krijojmë fondet e nevojshme që në momentin që vaksina e Covid do të jetë e disponueshme ne të mundemi ta disponojmë edhe në vendin tonë. Qeveria shqiptare është duke punuar me vendet e BE. Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment, vijojmë të forcojmë kapacitet tona më mjekë dhe infermierë.