Presidenti Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Tempora është shprehur se do ta kritikojë dhe luftojë kryeministrin Rama ashtu siç ai bën me presidentin. Ndërkohë Meta është shprehur se në parlamentin e ardhshëm do të shkojë të bëjë një seancë me dyer të mbyllura, por i pyetur nëse do të shkojë në cilësinë e Presidentit, ai dha një përgjigje të dyshimtë.

Ilir Meta: Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj po të jetë nevoja në interes të popullit shqiptar, siç lufton ai jo vetëm Presidentin por edhe interesat kombëtare. Në parlamentin e ardhshëm do shkoj të bëj një seancë me dyer të mbyllura.

Sonila Meço:Në cilësinë e Presidentit? Ilir Meta: Në cilësinë e presidentit ose jo s’ka rëndësi, me të gjitha cilësitë e mia.