Kompania italiane INC S.P.A ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar të BERZH në tender shprehën interes 3 kompani dhe fituese u shpall INC SPA me ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro.
BERZH njofton se pas vlerësimit të ofertave, fituesi u shpall kompania italiane INC S.P.A një nga më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha me një ofertë prej 69.7 milionë euro.
Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.