Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se në takimin me kryeministrin Janez Jansa u disktua plani i investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në union. Gjithashtu temë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi politik dhe ekonomik i vendeve të rajonit në kontekstin e përgatitjeve të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së BE-së, vitin e ardhshëm.

Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm – shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158261187331523