Është publikuar formacioni zyrtar me të cilin Shqipëria do luajë në orën 15:00 kundër Kazakistanit në transfertë për Ligën e Kombeve. Siç dihet që prej ardhjes së tij trajneri Reja zbret në fushë me skemën 3-5-2 ku në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, në mungesë të Strakoshës i dëmtuar.

Ndërkohë në mbrojtje Marash Kumbulla debuton për herë të parë si titullarë, ndërsa në mbështetje të tij do të jenë Veseli dhe Gjimshiti. Në mesfushë nga krahët do të jenë Lorenc Trashi dhe Kastriot Dermaku, ndërsa në qendër Bare, Abrashi dhe Kallaku, me këtë të fundit që gjithashtu debuton për herë të parë. Sa i përket sulmit Rei Manaj do të mbeshtet nga Armando Broja, një tjetër debutues nga minuta e parë.